1. Kau që nuk vete në arë e pret sëpata
  2. Gjuha vete ku dhemb dhëmbi
  3. Andej bënë shokët, andej do bëj dhe unë
  4. Nuk ka të bardhë pa të zezë
  5. Miu përmori në det e tha: “Kam pjesë!”
  6. Buka në shtat, gëzimi pa masë
  7. Çdo mundim kërkon shpërblim
  8. Kush shkon pa ftuar e gjen pa shtruar
  9. I mençuri e kupton vetë
  10. Dhelprës me dhelpëri
  11. Kur s’ke pulën ha sorrën
  12. Nuk shkohet jeta me ‘faleminderit’
  13. Uria ha bukën thatë
  14. Si kofini pas të vjelave
  15. Kur t’i thuash vetes dyqanxhi, duhet t’i thyesh gjunjët në dyqan
  16. Plaka, pasi iu vodh shtëpia, mbylli derën
  17. Ai ta fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët
  18. Ai ta fal gomarin, ti e shikon nga dhëmbët
  19. Si e mira dhe e liga në këtë botë lahen
  20. Gjeti tenxherja kapakun
  21. Çdo zog pëlqen folenë e tij
  22. Toka pa zot, mall për botë
  23. Kush ecën ngadalë, shkon shëndoshë e larg
  24. Njeriu i vjetër duhet nderuar
  25. Pushka don pushkën.
  26. Kush vjen rrallë ha bakllava, kush vjen shpesh ha përshesh
  27. Si është miku bëhet petaniku
  28. Gjithkahit bani durim, se durimi asht pshtim
  29. Moti ndihmon atë që punon
  30. Këmisha e bardhë, sapuni veresie
  31. Kush s’ka pulën ha sorrën
  32. Si është miku bëhet petaniku
  33. Kush ngutet, vonohet
  34. E përpjeta ka edhe tatëpjetë
  35. Mbas motit të vështirë, vjen dita e mirë
  36. E përpjeta ka edhe tatëpjetë
  37. Për një dorë kashtë e vret samari mushkën
  38. Sa të rrosh, do të mësosh
  39. Koha rrëfen të drejtën
  40. Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë
  41. Retë e kuqe në mbrëmje, mot i mirë në mëngjes
  42. Një herë të vjen fati te dera
  43. Nuk bie miza në gjalpin që është duke valuar
  44. Po erdhi mirësia, në daç mbyllja derën, ajo e hap vetë
  45. E treta e vërteta
  46. Bjer me pula e çou me burra
  47. U derdh vaji, s’mblidhet më
  48. Të bërat nuk zhbëhen dot
  49. Miqësia është si pema që duhet ushqyer shpesh
  50. Fati ndihmon guximtarët
  51. Gruan dhe mushkën zgjidhi nga fshati
  52. Nuk punove në të ri, rri e qaj në pleqëri
  53. Eja baba të të dëftej arat
  54. Po të lavi, të levi dhe bishtin ta krevi, hap sytë se të gënjevi
  55. I ikuri dhe i vdekuri harrohen shpejt
  56. Dhuratën e pranon dhe mbreti
  57. Ka thanë kukuvaca: ‘Zogu i em ma i miri’
  58. Shiti gjetkë këto
  59. Malli i babait – malli i qerratait
  60. Macja që fle nuk zë dot minj
  61. Kur dëgjon dokrra, mbyll veshët, kur shikon njerëz lakuriq mbyll sytë
  62. Uria ha bukën thatë
  63. Uria ha bukën thatë
  64. I varfëri kur ha kafshatën, kafshon dorën
  65. Harabeli plak nuk rrehet me bukë
  66. Dhelprës me dhelpëri
  67. I riu, si veriu
  68. Po i bëre duart me mjaltë, po nuk i hëngre do t’i lëpish
  69. Sa e ke në gojë fjalën, e ke robin tënd; kur të del nga goja, bëhesh rob i saj
  70. Kujt i jep Zoti të mbarën, i lëvron daci arën
  71. Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë
  72. Asnjë lartësi nuk arrihet pa lodhje
  73. E ngrejtuna herët e ka nafakën e vet
  74. Shtriji këmbët sa ke jorganin
  75. Gruas, në i dhënç dorën kur është ngushtë, të jep shpirtin kur është çlirë
  76. Nuk bien kocka nga qielli
  77. Peshkoj në ujë të turbullt
  78. Koha i harrin gorricat
  79. Si është miku bëhet petaniku
  80. Duaj, të të duan
  81. Shiu në prill plot hir
  82. Rrit sorrën, të të nxjerrë sytë
  83. Në mëngjes herët derën me e hap se mbushet shtëpia me nafakë
  84. Shka din zemra, atje shkon mendja
  85. Që në gusht nga një grusht
  86. Pashkë s’është përditë
  87. Një shi në maj sa një qerre ar
  88. Ujët që rri në një vend qelbet
  89. U derdh vaji, s’mblidhet më
  90. Çelësi që punon, nuk ndryshket
  91. Kur s’ke pula mos bëj ‘ish’
  92. Më mirë të të dalë syri sesa nami
  93. Vizitat e shpeshta e mërzisin mikun
  94. Po të kërkosh shokë pa të meta, mbetesh pa shokë
  95. Druri ndreqet sa është i njomë
  96. Kur s’di not mos u fut në ujë
  97. Një herë të vjen fati te dera
  98. Burri lidhet prej fjalësh, kau prej brirësh
  99. Buka në bark, forca në shtat
  100. Armiku s’do mëshirë, por qëroje sa je i çlirë
  101. Yll i bukur, ku je që s’je dukur? I tha breshk’ e madhe të birit
  102. Kujdes bej se ka hendek
  103. Goja flet, kurrizi pret
  104. Hekuri rrihet sa është i nxehtë
  105. Kush ka turp vdes për bukë
  106. Një zog që i prishet foleja, hidhet degë më degë
  107. Budallait hapi rrugë
  108. Derri i egër ha dardhën e butë
  109. Herë me hirë, herë me pahirë, gabon edhe ai që është më i mirë
  110. Frikacaku ka frikë nga hija e tij
  111. Fatit nuk i shpëton dot
  112. I them bukës bukë dhe ujës ujë
  113. Shejtani fle, ti e zgjon
  114. Gunë e huaj s’të mban ngrohtë
  115. Kujt i djeg le të kruhet
  116. Fajtorin e tremb faji i tij
  117. Kur ke zemër ke edhe krahë
  118. Gabimi falet një herë, e jo përherë
  119. I jep gishtin, të merr dorën
  120. Ku gjëmon shkopi i kocanit? Në kurriz të mendjemadhit
  121. Lisi s’pritet me një sëpatë
  122. As e mira, as e liga, nuk dihet se nga të vjen
  123. Gishtat e dorës nuk janë njësoj
  124. Ku fluturon zemra, fluturon syni
  125. Si Loli me Colin
  126. Ligjin e bën Maliqin
  127. Gjeji shokët e mirë, që të bëhesh i mirë
  128. Lisi s’pritet me një sëpatë
  129. Miku i gjithkujt miku i askujt
  130. Jo gjithmonë “mirë se ju gjejmë” por edhe “mirë se erdhe”
  131. Ta shef bojën, sa ka nevojën
  132. Më mirë një mik se një çiflig
  133. Miku dhe vera duhen të vjetër
  134. Po deshe të humbasësh mikun, jepi para borxh
  135. Kur buti shterpoi, gjithë miqtë i largoi
  136. Mikut, edhe në ferr të jetë, duhet t’i shkosh
  137. Dashuria lyp dashuri
  138. Po ta dijë djali sa e do i jati, çmendet
  139. Pa xhelozi nuk ka dashuri të vërtetë
  140. Zënkat janë krahu i dashurisë
  141. Dashurinë, paratë, kujdesin është vështirë t’i fshehësh
  142. Kur je mëdyshas, mos bëj asgjë
  143. Mendja e urtë, bijë e natës
  144. Martesë e nxituar, pendim i shpejtë
  145. Gënjeshtari kapet më kollaj se topalli
  146. Është më afër dera se qilari
  147. Bora a beriqet
  148. Vit i ri, kësmet i ri
  149. Kush nuk bindet, nuk di të komandojë
  150. Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë
  151. Kush trazohet në shumë punë, në fund mbetet pa gunë
  152. Miku i mirë të këputë litarë
  153. Kush shaftë kasollen e vet, ju djektë
  154. Është e lumtur ajo grua që s’ka vjehër dhe kunatë
  155. Më mirë një mik, se një çiflig
  156. Kush fle me qentë, ngrihet me pleshta
  157. Bota është e rrumbullakët
  158. I marri kur hesht, s’është i marrë
  159. Paraja flet në çdo gjuhë të botës
  160. Një kalë me shumë zotër, ngordh për të ngrënë
  161. Mushkës xanxare ia vënë barrën më të rëndë.
  162. Mblidh kashtë e mblidh byk, kali në Selanik
  163. U bë veza të mësojë pulën
  164. Gomarë, me ar ta veshç, veshët do t’i duken
  165. Kush pranon këshilla është më i mencur se ai që i jep
  166. Çdo njeri nuk trajtohet një lloj, stofi pastrohet me brushë e kadifeja me dorë
  167. Mbaje zogun sa e ke në dorë
  168. Ndihi vetvetes që të të ndihmojë Zoti
  169. Të gjitha o asgjë
  170. Me gojë te lan, me dhëmbë të çan
  171. Qengji i mirë pi dy mëma
  172. Gjënë e keqe s’e gjen gjë
  173. Barku firë, s’kërcen mirë
  174. Jashtë valles dinë shumë këngë
  175. Kur të vijnë të këqijat hapu derën
  176. Gjaja e ligë ban kambë e ik
  177. Mjalti i tërheq mizat
  178. Kush bëhet si dele e urtë e hanë ujqërit
  179. Gota s’len kënd me ngritë krye
  180. Bushtra që nxiton shumë, pjell këlyshë të verbër
  181. Kau plak e bën brazdën të drejtë
  182. Kalit të mirë s’i duhen shporet
  183. Si e ëma dhe e bija
  184. Shoku shoku kërkon
  185. Shoshari shoshën e tij lëvdon
  186. Çdo gjë ka kohën e saj
  187. Do mosha moshën, do halli hallin, do mendja mendjen
  188. Edhe bakllava të hash përditë, të mërzitet
  189. Gjysma e dheut janë si bagëtia e Ndreut
  190. Këndesi në pleh të tij kapërdiset
  191. Kush leu mendjen e vet pëlqeu
  192. Fshat e zanat
  193. Pas malit ka të tatëpjetë
  194. Do shoqi shoqin
  195. Do shoqi shoqin
  196. Gjithsekush tërheq nga vetja
  197. Guri i rëndë në vend të vet
  198. Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij
  199. S’ka njeri në botë që të mos ketë një hall mbi kokë
  200. I zoti e di ku i pikon çatia
  201. Puna e njeh njeriun
  202. Fjalët i merr era
  203. Pa punë s’ka bukë
  204. Kush s’ka pulën ha sorrën
  205. Nuk shkohet në Bagdad me gomar topall dhe me qese bosh
  206. Ujk me lëkurë qengji
  207. Kur bën një mirësi, mos u mburr në shoqëri
  208. I mjeri mish që s’ha mish
  209. Ujë ahi e mish cjapi
  210. Shtëpinë nuk e mbajnë trarët, por njerëzit
  211. Mjerë ai që bën shtëpi, lum ai që e gëzon
  212. Bukë e hi e në shtëpi
  213. Shtëpia pa grua si zjarri pa dru
  214. U martove, u burgtove
  215. Darka e lehtë – gjumi i qetë
  216. Të ligat janë si qershiat, që ngrehin njëra – tjetrën
  217. Sosi vera dhe rakia, shkoi e vate miqësia
  218. Si të jetë brumi, del edhe buka
  219. Si jeta – vdekja
  220. Ҫ’të mbjellësh, do të korrësh
  221. Bleta nderohet se punon për vete dhe për shokët
  222. Edhe një dru ta veshësh mirë, do duket I bukur
  223. Mos blej atë që s’të duhet, se do sheç atë që të duhet
  224. Kur ka mashën, pse të djegë dorën?
  225. Kur ka trasta fiq, gjithë botën i bën miq
  226. Nga violinë e prishur mos prit muzikë të mirë
  227. Fqinji i mirë – vëlla pa pjesë
  228. Kur u bë evgjiti pashë, vrau t’anë
  229. Dëmi i njërit është fitimi i tjetrit
  230. Miku më i mirë është leku
  231. Nevoja s’ka gjygj
  232. Durimi – fitimi
  233. Veshja e trajton njerinë
  234. Lum ai që njeh vetveten
  235. Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë
  236. Buza më gaz, shëndeti me masë
  237. Fjala e mirë çel derën e hekurt
  238. Fjalë e dhënë, punë e bërë
  239. Vegla e mirë nderon mjeshtrin
  240. Rrit sorrën, të të nxjerrë sytë
  241. Shtrij këmbët sa ke jorganin
  242. Si korbi dhe veza
  243. Si mbreti dhe mileti
  244. S’vjen koha pas teje, shko ti pas kohës
  245. Si e ëma dhe e bija
  246. Dhëntë marsi ujë e shi, veç mos dhëntë breshëri
  247. Dielli lind për të gjithë
  248. Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin
  249. Kur thonë ‘ngordhi ujku’, atëherë ruaje gomarin
  250. Iku macja, lozin minjtë
  251. Kur hyn macja në oxhak, ka ardhur dimri në prag
  252. Nuk ka tym pa zjarr
  253. Kur s’ia del dot me trimëri, do t’ia dalësh me dhelpëri
  254. Kur varfëria hyn nga dera, dashuri del nga penxherja
  255. Nuk ngopet ariu me miza
  256. Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarin
  257. I ra zjarri fqinjës, lage shtëpinë tënde
  258. Ditët e marsit e fjalët e gruas së re nuk besohen
  259. Një herë të vjen fati te dera
  260. Zoti me një dorë të hedh e me tjetrën të pret
  261. Njeriu, sa më i mirë të jetë, më poshtë rri
  262. Miqësia e mirë, hesapin e dlirë
  263. Plaku sa do budalla që të jetë, mend sa një i ri do të ketë
  264. Sa njerëz janë, aq mendje kanë
  265. Ai që pëson, beson
  266. Hesapet e mirë bëjnë miqt e mirë
  267. Prifti në fillim bekon mjekrën e tij
  268. Ai që mundohet të jetë gjithkund, s’mbërrin askund
  269. Zoti të jep arrat, por nuk t’i thyen
  270. Ku hahet ari, s’kqyr drejtsi gjygjtari (Kosovo)
  271. I shëndoshi i bukuri, i pasuri i urti, i vobekti i marri
  272. Me cilin sy të më shohësh, me atë të shoh
  273. Pika pika uji çpon gurin
  274. S’i bihet murit me kokë
  275. Mos ec me vrap se bie në trap
  276. Çka s’mund të të bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku
  277. Ai stan atë bulmet ka
  278. Si të jetë brumi, del edhe buka
  279. Si të jetë brumi, del edhe buka
  280. Dardha nën dardhë bie
  281. Nuk ka ligësi më të madhe se mosmirënjohja
  282. Macja e botës vjen në shtëpi për të përmbysur tenxheret
  283. Darka e lehtë – gjumi i qetë
  284. Korbi korbit s’ia nxjerr sytë
  285. Gjuha e ka rrënjën në zemër
  286. Buka në shtat, gëzimi pa masë
  287. Shtegu i çelur, dëm i gatshëm
  288. Nga lëkurë e huaj del rrip i gjatë
  289. Sytë janë më të besueshëm se veshët
  290. Zoti më ruajtë prej mikut, se prej armikut ruhem vetë
  291. Ke pesëdhjetë miq? Nuk të mjaftojnë. Ke një armik? Ke shumë
  292. I pësuari, i mësuari
  293. Veza e korbit nuk nxjerr pëllumba
  294. Nga gjëmbi del trëndafili, nga trëndafili del gjëmbi
  295. Xixat të vogla – zjarri i madh
  296. Gënjeshtarit dhe e vërteta nuk i besohet
  297. Nga bishti i qenit nuk bëhet sitë
  298. Bëm, baba, të të ngjaj
  299. Një shkëndijë djeg një qytet
  300. Tjatër e thëna, tjatër e bëna
  301. Lumi që fle, ay të mbyt
  302. Po të bjerë lisi nga degat kushdo bën dru
  303. Nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë
  304. Ndër dy të zeza do zgjedhë ma e vogla
  305. Ujë ahí e mish cjapi
  306. Betimi është kalaja e hajdutit
  307. Pleqve merru urtësinë, djemve merru trimërinë
  308. Çohu hoxhë të ulet prifti
  309. Puna e mirë bëhet ngadalë
  310. Ç’ka barku e nxjerr bardhaku
  311. Qumësht ha pa merak, vezë nga pak
  312. Si kofini pas të vjelave
  313. Ujk me lëkurë qengji
  314. Janari – këmbëmbari, kthen dita nga behari
  315. U tha u bë
  316. Nëntori – gazmori
  317. Kur flet të drejtën, vë dyzet hasëm
  318. Shan lepuri gomarin nga veshët
  319. Vegshi i thotë vorbës: Hiqu se më nxive
  320. Vegshi i thotë vorbës: Hiqu se më nxive
  321. Më thuaj me kë shkon, të të them se kush je
  322. Qesja plot, të hap çdo portë
  323. Leku shkon tek leku
  324. Leku e bën njeriun
  325. Perëndia dërgon të ftohtin sipas veshjes
  326. Gjeti tenxherja kapakun
  327. Më mirë një armik të zgjuar, se një mik budalla
  328. Përça e sundo
  329. Mirë a njiri mos me pi, se prish menen e vetë e erzin e vet
  330. Paraja dhe miqësia e vjedhin drejtësinë
  331. Kush lëngon s’shpëton
  332. Gruja dhimset sa dhem bërryli
  333. Dallëndyshe, ktheje ndryshe
  334. Ku hyn dielli nuk hyn mjeku
  335. Si është vendi, bëhet kuvendi
  336. Dashuri pa zemërime s’ka
  337. Pa xhelozi nuk ka dashuri të vërtetë
  338. Besimi i tepruar është më i keq se mosbesimi
  339. Kush ka zemër, ka krahë
  340. Mos dil si kërriçi para gomarit
  341. Hiq e mos ven s’ban
  342. Si të bësh, do të të bëjnë
  343. Kur s’ban beftin, del lepri
  344. Sapo na erdhi varfëria, na iku dashuria
  345. Sapo na erdhi varfëria, na iku dashuria
  346. Ku s’të thërrasin mos shko, ku s’të pyesin mos kuvendo
  347. Si delja qorre pas këmbore
  348. Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë
  349. Mendja e urtë, bija e natës
  350. Shiu në prill për njerëzinë, shiu në maj për bagëtinë
  351. Kur janë dy, i treti mos u bëj
  352. Kur zihen dy veta, të dy kanë faj
  353. Dy gjela në një vikt, s’këndojnë
  354. Qeni leh atje ku ha
  355. Vaji i ullirit është ilaç
  356. Shqiponja s’gjuen miza
  357. Dashuria është e verbër
  358. Dashuria e parë nuk harrohet
  359. Sevdaja më e keqe se fukaraja
  360. Dashuria e mund frikën
  361. Peshku ka thënë: “Ha peshk e pi venë, ose më ço ku kam kenë”
  362. Gomari mban verë e pi ujë
  363. Kush ka shumë, do edhe më shumë
  364. Pa e hup bereqetin s’ja din kismetin (Kosovo)
  365. Ç’ka zemra e tregon fytyra
  366. E mira çalon, e keqja fluturon
  367. E mira çalon, e keqja fluturon
  368. E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa ftuar
  369. Gjëja e mirë shet veten
  370. Floriri është i vogël, por ka vlerë të madhe
  371. Fjalët pak, kryhet rehat
  372. Gjëja e mirë shet veten
  373. Kali pa kapistër nuk është yti
  374. Martesa është e Zotit
  375. Oreksi vjen duke ngrënë
  376. Këshilla e vonuar si kofini pas të vjeli
  377. Trupi plaket, zemra nuk plaket
  378. S’është përditë Pashkë e Bajram
  379. Dhelpra, kur plaket, vete bëhet kallogre
  380. Nuk kam para për të blerë gjëra të lira
  381. Leku të hap sytë
  382. U dogj nga qulli e i fryn edhe kosit
  383. Qëllimi justifikon mjetin
  384. Molla e ndaluar është më e ëmbla
  385. Më lehtë të fituarit, më zor të mbajturit
  386. Njerin e bajnë petkat
  387. Mos i shiko gunën po shikoji punën
  388. Urija nxjerr ujkun nga pylli
  389. Ç’len prej maces, gjuan minj
  390. ‘A më ha, a të të ha’, kështu qenka kjo dynja
  391. Nieri mendon, Zoti vendon
  392. Mikut dhe peshkut i vjen era për tre ditë
  393. Prilli – ylii
  394. Lotët e gruas si të krokodilit
  395. Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron
  396. Qeni, ku ha copën, atje lë kokën
  397. Druri zbut derrin
  398. Ruana, Zot, prej njeriut të paditur
  399. Keq më vjen e dëm s’më bëhet
  400. E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ikën me këmbët e breshkës
  401. Qeni është miku më i mirë i njeriut
  402. Herë me hir, herë me pahir, gabon edhe ai që është më i mirë
  403. Frika ruan vreshtin
  404. I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekurit
  405. Sa e vogël është bota
  406. Syri i të zot e majm kalin
  407. Kalova lumin, të dhjefsha kalin
  408. Dembelin dhe fukarallëkun i gjen në një grazhd
  409. Qeni i kopshtit nuk han lakra, por nuk lën të hanë as të tjerë
  410. Të dëgjohen fjalët e pleqve
  411. Dembelit i çalon gomari nga veshët
  412. Peshku qelbet nga koka
  413. Peshku i madh e ha të voglin
  414. Po ngacmove grerëzën, do presësh edhe thumbin
  415. Syri i të zotit plehëron arën
  416. Vdekja është borxh për të gjithë
  417. Është me të dhënë e jo me të thënë
  418. Hapi parë është gjysma e punës
  419. Pa djersë e pa mund, s’ke të mirë kund
  420. Më kanë sharë pelën se duan ta blejnë
  421. Pika shpon gurin
  422. Nji i lujshëm – sa nji i knushëm
  423. Kush nxiton shumë, bie me hundë
  424. Po nuk qau fëmija nuk i jep nëna sisë
  425. Kush vete në mulli doemos do të përmiellet
  426. Kush s’punon nuk ha
  427. Kush pjesët ndan, më të mirën mban
  428. Kur të gënjesh një herë, s’të besohet asnjëherë
  429. Kush vjen para, bluan
  430. Buka e dhënë të jep bukë
  431. As buka nuk hahet vetëm
  432. Kush e ka fuqinë, ka dhe drejtësinë
  433. Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama
  434. Duhet shoqëri edhe në mulli
  435. Fati edhe te shtrati
  436. Qeni kafshon gjithmonë atë që mbetet pas shokëve
  437. Të vret natën e të qan ditën
  438. Çke në xhep t’i marrin hop, ç’ke në tru nuk t’i marrin dot
  439. I mençuri nuk shet dituri, por blen
  440. Gjumi është vëllai i vdekjes
  441. Koha shëron plagët
  442. Koha është flori
  443. Koha rrëfen të drejtën
  444. Koha e shkuar nuk kthehet prapa
  445. Koha mbyll çdo plagë
  446. Qeni kafshon gjithmonë atë që mbetet pas shokëve
  447. Ark e çelur – varr i nderit
  448. Në gojën e mbyllur s’ka se si hyn miza
  449. Fshat e zanat
  450. Këpucari i ka këpucët të grisura
  451. Kur bën dasmë fukarai, çahet daullja
  452. Dhjetori – i gjori
  453. Rrugë e mesit shesh e rrafshë
  454. S’ka oriz pa gurë
  455. I verbri me një sy është mbret në mes të qorrëve
  456. Ai hedh urë tek s’ka lumë
  457. Maji – vëllai
  458. I mençuri nuk thotë sa di, budallai s’di ç’thotë
  459. Kur hanë tre, hanë dhe katër
  460. Miku njihet në ditë të vështirë
  461. Edhe bakllava të hash përditë, të mërzitet
  462. Mos shtjer kripë në gjellën e botës
  463. Shkoi vapa me gushtin
  464. Shko kah të shkosh, si shpia jote s’ka kurkun
  465. Porsa zu qerosi lesh, gjithë botën e përqesh
  466. Ara do farë e jo përrallë
  467. Në vend të huaj të ha edhe miza
  468. Ndizi dhe dreqit një qiri që të të mos prishë punë
  469. Mali me mal nuk takohet, por njeriu me njeriun takohen
  470. Hysmeqari asht hasmi i të zot
  471. Edhe bakllava të hash përditë, të mërzitet
  472. Miqësia miqësi, llogaria llogari
  473. Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.
  474. Edhe zorrët në bark trazohen
  475. Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.
  476. Moj kasolle, ku na mblodhe!
  477. Duke gabuar mëson njeriu
  478. Është pika e fundit që mbush kupën
  479. I lan kokën gomarit
  480. Desh të vinte vetulla e nxorri sytë
  481. Shpëtoi nga shiu e ra në breshër
  482. Fshesa e re fshin mirë
  483. Vajti të përgjojë me vesh, dëgjoi fjalë që s’desh
  484. Asnjëherë s’e do prifti-priftin, hoxha-hoxhën, isnafi-isnafinë
  485. Fati bëhet si ta bësh
  486. Si sita që i tha shoshës: «Ti e rrjedh ujin!”
  487. Shkurti, i ngurti
  488. Sofrën shtroje edhe me bukë, kripë e qepë
  489. Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull
  490. Pula i bën vezët nga sqepi
  491. Malli i babait – malli i qerratait
  492. Kursimi është më i mirë se fitimi
  493. Macja me çorape nuk zë dot minj
  494. U dogj nga qulli e i fryn edhe kosit.
  495. Kur rosat udhëtojnë në jug, prit shi për verë të ftohtë
  496. Huqi del me shpirtin
  497. Gur – gur bëhet mur
  498. Gur – gur bëhet mur
  499. Shtati pyll e mendja fyll
  500. Kokrra – kokrra bëhet oka
  501. Urtë e butë e plot tigani
  502. Pula e botës duket më e madhe
  503. Përmend qenin bëj gati shkopin. Përmend mikun bëj gati petanikun.
  504. Gomari me dru, njeriu me fjalë
  505. Bahësh mjaltë, të vijnë grerëzat
  506. Kush ban mirë gjen mirë
  507. Zonja në penxhere, macja në tenxhere
  508. Kur të hish në prill, hiq një fill
  509. Mos bëj ‘hop’ pa e kapërcyer gardhin
  510. Sa rron, shpreson
  511. Ka më shumë ditë se kuleç
  512. Hiq inatin, gjej rehatin
  513. Bëje të mirën e hidhe në det, se del me kripë
  514. Bëje të mirën e hidhe në det, në mos e dijtë peshku e di Zoti vetë
  515. Para topit, pushkës, eprorit dhe prapa mushkës mos dil kurrë
  516. Bukuria pa dituri si lulja pa aromë
  517. Ç’ti bësh nënës, ta bën djali
  518. Djali pa lerë e qeleshja e blerë
  519. Fëmija i vogël të zgjon nga gjumi, fëmija i madh të lë pa gjumë
  520. Të lëvdon, në qiell të ngre, hapi sytë se të gënjen
  521. Njeriu i lajmëruar është gjysmë i shpëtuar
  522. Pleqëria vjen me shokë
  523. Sot mua nesër ty
  524. Iku nga shiu e ra në breshër
  525. Iku nga tymi e ra në zjarr
  526. Zjarri, uji dhe gruaja e ligë
  527. Ikë nga njeriu me cen
  528. Shkoi për lesh e doli i qethur
  529. Kush ti qit sytë? Vëllai
  530. Një zog që i prishet foleja, hidhet degë më degë
  531. Lala Kros, o lala Kros, vetë shkruan e vetë vulos
  532. Rakia djeg zemrën dhe xhepin
  533. Më mirë duroje mikun sesa ta humbasësh përgjithnjë
  534. Larg syve, larg zemrës
  535. Lakmia – lakfyt
  536. Kur bën dasmë fukarai, i shpohet daullja
  537. Kush bën mirë, gjen mirë
  538. Kur u bë evgjiti pashë, vrau t’anë
  539. Dhia gjithmonë e ka syrin në mal
  540. Ka thënë plaku: ‘shko tek shtrati, mos të zëntë gjumi, të pushon shtati’
  541. Sytë janë pasqyrë e shpirtit
  542. Është më afër dera se qilari
  543. Darka e vogël ban shpinë e madhe
  544. Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë
  545. S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit
  546. Çelësi që punon, nuk ndryshket
  547. Shpresa vdes e fundit
  548. Përjashtimi forcon rregullën
  549. Mësuesi më i mirë është përvoja
  550. Besimi tund malet
  551. Pula e botës duket më e madhe
  552. Zia zinë sjell
  553. Bukuria një ditë, veprat një jetë
  554. Ç’lind nga macja, gjuan mi
  555. I riu ka fuqi, plaku mençuri
  556. Fjalët e mëdha, punët e vogla
  557. Gjuha kocka s’ka e kocka thyen
  558. Dajaku ka dalë nga xheneti
  559. Njeriu yt t’i nxjerr sytë më thellë
  560. Kur flet të drejtën vë dyzet hasëm
  561. Gjënë e keqe s’e gjen gjë
  562. Një dru i shtrembër prish gjithë barrën
  563. Nga te folurit kanë vuajtur shumë njerëz, nga të heshturit s’ka vuajtur njeri
  564. Uria ha bukën thatë
  565. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra
  566. Besimi i tepruar është më i keq se mosbesimi
  567. Vdekja nuk sheh as fukara, as të pasur, po merr e përpin
  568. Gruaja ka mund shejtanin
  569. Gruaja është sikur qelqi
  570. Gruaja e bukur e vera e ëmbël – farmak për zemër
  571. Nevoja të bën t’i thuash derrit dajë
  572. Dita për punë, nata për gjumë
  573. Kush bëhet dele e ha ujku
  574. Ç’është nisur, do të bëhet
  575. Fjala të mëson, shembulli të udhëheq
  576. Fjala është argjend, heshtja është flori
  577. Doli fjala nga dhëmballa, mori njëzet e shtatë mëhalla
  578. Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë
  579. Kush duron, fiton
  580. Cigarja kokën e ka të vogël, por hatanë e bën të madhe
  581. Fjala e mirë është ilaç për plagë
  582. Shëndetit dhe rinisë pak i dihet vlera
  583. Paç fatin e kurvës
  584. Zarët u hodhën
  585. Atë që tradhëton, as varri s’e don
  586. Bashkimi bën fuqinë
  587. E vërteta hollohet po nuk këputet
  588. E vërteta s’i pëlqen gjithkujt
  589. Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del me not
  590. E drejta rri si vaji në ujë
  591. Jeta nuk është fushë me lule
  592. Buka e re është e ëmbël, por e vjetra të mban më shumë
  593. E bëri si ajo: «Më qani ju shoqe burrin, se unë do shkoj në dasmë»
  594. Petkat e mëndafshta dhe gëzofat e shtrenjtë shuajnë zjarrin e kuzhinës.
  595. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara
  596. Mos i shiko gunën po shikoji punën
  597. Pushka tërë ditë lut: ja kokën e tjetrit, ja kokën e të zot
  598. Shakaja e tepruar ka pasoja prapa
  599. Qeveria e zë lepurin me qerre
  600. Me mikun ha e pi, por mos bëj tregti
  601. Kur të vijnë të këqijat hapu derën
  602. Babai punëtor rrit fëmijë dembelë, mësuesi llafazan nxjerr nxënës memecë
  603. Lajmi i prapë, vjen me vrapë
  604. Fjalët i merr era, karta flet përhera
  605. Edhe muret kanë veshë
  606. Kush nxiton shumë, bie në lumë
  607. Ҫorba e lirë t’i djeg buzët
  608. Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra
  609. Më mirë një vezë sot se një pulë mot
  610. Qari dhe zarari janë motër e vëlla
  611. Afati në verë e paret asnjëherë
  612. Kush e humbi plastë; kush e gjet pastë
  613. Kjo imja, kjo jotja, kjo në torbën time
  614. Pak e saktë, shumë e për lumë
  615. Dëmi i njërit është fitimi i tjetrit
  616. Fillimi i mbarë, gjysma e punës
  617. Ç’e mars nata, e pjell dita
  618. Fëmija dhe budallai thonë të vërtetën
  619. Atë që njeriu e mëson në djep e braktis vetëm në varr
  620. Gjënë e përbashkët e hanë qentë
  621. Qejfi ha edhe kumbulla të tharta
  622. E mirë është fuqia, por më e mirë është urtësia
  623. Plaçkë e lirë gëzhin kuletën
  624. Kur s’ka mend djali, s’ka ç’i bën dhaskali
  625. Ç’sjell minuta, s’e sjell moti
  626. Mos shtjer kripë në gjellën e botës
  627. Ajo që s’të pëlqen të ta bëjë tjetri, mos ia bëj ti atij
  628. Ajo që s’të pëlqen të ta bëjë tjetri, mos ia bëj ti atij
  629. Punën kape me dhëmbë, jo me këmbë
  630. Shtëpia e babës, shitet lirë
  631. Atë që njeriu e mëson në djep e braktis vetëm në varr
  632. Dëm i njërit – fitim i tjetrit
  633. Uku ukun s’e ha (Kosovo)
  634. Vuri ujkun të ruajë dhentë
  635. I marri kur hesht, s’është i marrë
  636. Miku i mikut tim është edhe miku im
  637. Dashuria ka zemër, xhelozia ka dhëmbë
  638. Gjaja e ligë ban kambë e ik
  639. Të kundërtët tërhiqen
  640. Burrat mbushin thasët, gratë u lidhin grykët
  641. Po të jesh mik i rrallë, do të jesh mik i dadhur
  642. Vllazëria vllazëri, shtëpia shtëpi, po qesje qese
  643. Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën
  644. Kohët ndryshojnë
  645. Ҫka shtëpia, të mos e marrë vesh fqinjësia
  646. Në dorë të njerkës – në dorë të gjarprit
  647. Kur flet të drejtën, ve dyzet hasëm
  648. Keq me fol e keq mos me fol
  649. Dy gjela në një vikt, s’këndojnë
  650. Jo gjithmonë «Mirë se të gjeta» por edhe «Mirë se erdhët»
  651. Dora me baltë, buka me mjaltë
  652. Ditë e re, nafakë e re
  653. Shiu në prill plot hir
  654. Atë derë që s’e çel çelësi, e çel paraja
  655. Më mirë një armik të zgjuar, se një mik budalla
  656. Nevoja të mëson
  657. Ha pak të flesh rehat
  658. Miza kapet më lehtë në mjaltë se në uthull
  659. Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë
  660. Dhelpra plakë i gjen shtigjet
  661. Heq më shumë nji fill kripi se nji pendë qesh
  662. Më mirë të punojë fati, sesa shtati
  663. Më mirë pak se aspak
  664. Më mirë një mik, se një çiflig
  665. Kur s’fola, kurrë s’gabova
  666. Ma mirë një kojshi të mirë, se nji vëlla të largët
  667. Më mirë fito emër të mirë se para shumë
  668. Më mirë shëndet se mbret
  669. Vetmia është më mirë se shoku i ligë
  670. Më i fortë kulaçi, se ilaçi
  671. Kushtoi dyzet kali, shtatëdhjetë samari
  672. Ngaherë duhen dy hile e një trimëri
  673. Më mirë vdekje me nder se gjallë e pa nder
  674. I yti kockën ta ha dhe mishin ta le, ndërsa i huaji ta ha mishin me gjithë kockë
  675. Më mirë një vezë sot se një pulë mot
  676. Më mirë bukë thatë e rehat , se pilaf dhe dajak
  677. Më mirë vdekur e me nder, se sa gjallë e i turpëruar
  678. Më mirë dhelpër e gjallë, sesa luan i ngordhur
  679. Më mirë pak e saktë se shumë e për lumë
  680. Ai që pyet nuk humbet
  681. Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë
  682. Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: Më mirë të thonë ja Leka, sesa ja varri i Lekës
  683. Kush ha shumë, i del prej hunde
  684. Më mirë të dish se të kesh
  685. Më mirë i pari në fshat se i fundit në qytet
  686. Më mirë sokol një herë, se sorrë gjithherë
  687. Më mirë i pari në fshat se i fundit në qytet
  688. Më mirë të të kenë zili se të të qajnë hallin
  689. Më mirë vonë se kurrë
  690. Ma mirë nji kojshi të mirë, se nji vëlla të largët
  691. Sherri do nge, gjyqi do para
  692. Më mirë me dhënie, se me thënie
  693. Më mirë pak e saktë se shumë e për lumë
  694. Katër sy më mirë se dy
  695. Martesa është e Zotit
  696. Një shi n’maj, sa një qerr ar
  697. Kapen më shume miza me mjaltë se me uthull
  698. Nevojiten 20 ditë uri për të ngrënë bukën 15-ditëshe
  699. Qoshja pa plak si shtëpia pa oxhak
  700. Tund dhe qeni bishtin të lëpijë kërbishtin
  701. Mëndje shëndoshë në trup të shëndoshë
  702. Të jep kusinë e të merr shtëpinë
  703. Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij
  704. Sa ka jetë, ka shpresë
  705. Shumë zhurmë për asgjë
  706. Dhelpra është dinake, por ai që e ze dhelprën, është më dinak
  707. Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull
  708. Shumë babo e mbytin fëmijën
  709. Pak e pak bëhet të shumët
  710. Shumë lajnë duart po pak rrinë në tryesët
  711. Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron
  712. S’ka më qofte te daja
  713. Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij
  714. Gruaja e bukur e vera e ëmbël – farmak për zemër
  715. Shtëpia pa grua si kopshti pa bimë
  716. Gruaja ndryshon si era
  717. Bota është shkallë, disa hipin, disa zbresin
  718. Kurrgjë të re nën diell
  719. Kush ka frikë nga zoqtë, le të mos mbjellë
  720. S’ka njeri pa një të keqe
  721. Kurr nji profetë hatër s’ka gjetë në dhe të vet
  722. Askush s’ka lindur i ditur
  723. Kalova lumin, të dhjefsha kalin
  724. Dasma nuk shihet në fillim por në fund
  725. Mos fut hundët në punët e botës
  726. Dasmë pa mish nuk ka
  727. Buka s’ka turp
  728. Po nuk ta pa syri e s’ta dëgjoi veshi, mos beso shumë
  729. Mos pi pa shikuar, mos firmos pa lexuar
  730. Duhet me qenë dryn me dyzet çelësa
  731. Në rini vuan për mend, në pleqëri për fuqi
  732. Nuk sheh trarin në sy të tij por kashtën në sy të tjetrit
  733. Çudia tre ditë zgjat
  734. Dy gjela në një vikt, s’këndojnë
  735. Dardha e ka bishtin prapa
  736. Do të vijë korriku pa të piqet fiku
  737. Më thuaj me kë rri, të të them se cili je
  738. Më mirë një zog në dorë, sesa një mijë e në qiell
  739. Punën e sotme mos e lër për nesër
  740. Ku di dhia ç’është tagjia
  741. Nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë
  742. Më mirë të dish t’i mbash, sesa të dish t’i fitosh
  743. Po nuk prishe nëntë, nuk fiton dhjetë
  744. Ҫdo gjë që ndrit nuk është ar
  745. Djalli nuk është aq i zi sa e bëjnë
  746. Për çdo sy ka bukuri
  747. Herë me hir, herë me pahir, gabon edhe ai që është më i mirë
  748. Mish pa kocka s’ka
  749. Atë derë qi s’e çelë çelsi, e çelë ari (Kosovo)
  750. Bota është mjaltë e helm përzier
  751. Qesja plot, të hap çdo portë
  752. Sado i vogël që të jetë armiku, godite me shkop të madh
  753. Bota është mjaltë e helm përzier
  754. S’ka oriz pa gurë
  755. Bukuria s’është me fis, po kush di dhe e kullandris
  756. Nuk ka tym pa zjarr
  757. Më e keqja e ka një të mirë
  758. Kur ke zemër ke edhe krahë
  759. Kush merr shtatë dhe prish tetë, s’ka nevojë për kuletë
  760. Ovullat të mbuluara, dy herë të fituara
  761. S’ka gëzim pa hidhërim
  762. Kali i kuq e ka një huq
  763. Nuk i mësohet noti peshkut
  764. Merr sytë e mi dhe shikoje
  765. Gjeti tenxherja kapakun
  766. Kush luan këmbët luan edhe dhëmbët
  767. Prifti priftin s’e do në mëhallë
  768. S’asht i qorr ai që s’sheh por ai që sdon me pa
  769. S’ka të shurdhër më të shurdhër se ai që s’do të dëgjojë
  770. Fjala të mëson, shembulli të udhëheq
  771. Vete qerrja përpara buajve
  772. Shtriji këmbët sa ke jorganin
  773. Mos i shiko gunën po shikoji punën
  774. Në shtëpinë e të varurit nuk zihet litari në gojë
  775. Nuk duhen lënë grurë e egjër bashkë
  776. Peshku në det e tigani në zjarr
  777. Trëndafil pa gjëmba s’ka
  778. Pasunia ma e madhe e njeriut asht shneti dhe menja
  779. Puna e shumtë ha të zotin
  780. Ku të hash bukën, mos përmbys kupën
  781. Nuk erret nata se mbyll ti sytë
  782. Vjehrra harron se ka qenë nuse
  783. Luaj këmbët, të lyesh dhëmbët
  784. S’piqen mollët për një ditë
  785. Ku di dhia ç’është tagjia
  786. Dora me baltë, buka me mjaltë
  787. Kush don të hajë zogun më parë i shkul puplat
  788. Nuk mund t’u bëhet qejfi të gjithëve
  789. S’rron njeriu vetëm me bukë
  790. Nuk janë të gjithë gishtat njësoj
  791. Kam qeshur të tjerët, më mbiu në derë
  792. Sa thana janë, kokrra s’bëjnë
  793. Gjërat nuk vijnë siç i don
  794. Kur s’të kërkon njeri për plak, mos dil
  795. Mos thuaj se nga ky ujë s’dua të pi
  796. Nuk është vonë për të bërë mirë
  797. Gjeti tenxherja kapakun
  798. Nuk mund t’u bëhet qejfi të gjithëve
  799. Fillimi është gjysma e mbarimit
  800. Çdo mundim kërkon shpërblim
  801. Dashuria provohet me vepra, jo me fjalë
  802. Kokrra – kokrra bëhet oka
  803. Zanati s’të lë pa bukë
  804. Njeriu ka dy veshë për të dëgjuar shumë dhe një gojë për të folur pak
  805. Dhëmb për dhëmb e sy për sy, si ti mua dhe unë ty
  806. Larg syve, larg zemrës
  807. Presh me mish e mish me presh
  808. Jo me “lage sot e rruaje mot”
  809. Pa kripë nuk bëhet, pa mjaltë durohet
  810. Të pallurit e gomarit s’vete në qiell
  811. Si delja qorre pas këmbore
  812. Durimi është i hidhur, por e ka frytin të ëmbël
  813. Zogu, ngado të vejë, prapë kthehet në folenë e vet
  814. Fjala që del nga goja nuk merret më
  815. Punët peshojnë, fjalët i merr era
  816. Fjalët i merr era
  817. Bukë e botës – laku i kokës
  818. Ha sot, por mendo dhe për nesër
  819. Dashuria nuk njeh moshë
  820. S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit
  821. Vdekja është ligësi që vete në çdo derë
  822. Pa pare s’këndon as hoxha në minare
  823. Lëre që na ngordhi gomari, por s’na lënë as mizat rehat
  824. Kush ecën ngadalë, shkon më larg
  825. Faj e rrëfyer – gjysmë e ndëlyer
  826. Mbas lufte të gjithë bëhen trima
  827. Qeni që leh nuk kafshon
  828. Guri që rri në një vend, zë myshk
  829. Sherri do nge, davaja do para
  830. Varfëria nuk është ves, varfëria s’e humb njerëzillëkun
  831. Pika, pika bëhet lumë
  832. Zanati nuk të lë pa bukë, po të pasur s’të bën
  833. Leku çan malet
  834. I lëshuan mendtë në Fushë Mbret, sekush mori mendjen e vet
  835. Pa djersë e pa mund, s’kë të mirë kund
  836. Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë
  837. Tund dhe qeni bishtin të lëpijë kërbishtin
  838. Pemës shikoji frutat, njeriut shikoji punën
  839. Nga peri mund të kapet edhe lëmshi
  840. Nuk ka tym pa zjarr
  841. Mirëmëngjes me interes
  842. Kush nuk foli, nuk u bë pishman
  843. Shqipja cof për shkak të sqepit
  844. Ik sevapës se të zë gjynahu
  845. Nata e shënendreut, e keqja e dheut
  846. Po pe mëllenjën, prit pranverën
  847. Bën nder e gjen qeder
  848. Mizës përdhesë, kur i rriten krahët, i afrohet ngordhja
  849. Druri çmohet nga pemët
  850. Për një pe për një gjilpërë vajti dëm një gunë e tërë
  851. Nga një vesh i hyn e nga tjetri i del
  852. Për një gozhdë humbi potkoi
  853. Guri që punon shtruar, bën miell të butë
  854. Duke pyetur gjen Stambollin
  855. Fillimi është gjysma e punës
  856. Me folë dhe me e mbajtë bëhen dy
  857. Shpejt e mbarë s’ka të ngjarë
  858. Kali i botës të lë në rrugë
  859. Ark e çelur – varr i nderit
  860. Kur s’ke grurë, e mirë është dhe thekra
  861. Dora e djathtë të mos dijë se ç’bën e majta
  862. Kur ke zemër ke edhe krahë
  863. Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hije gjithmonë
  864. Ai qi pret me shpatë, prej saj ka me dekë
  865. Pështy lart të bie në fytyrë, po pështyve poshtë të bie në gjoks
  866. Kush do rrezikun, ka me mbetë në të
  867. Puna në mëngjes, s’të lë pa pjesë
  868. Shkallët ngjiten një nga një
  869. Çka zemra e nxjerr vera
  870. Kur s’ka mend djali, s’ka ç’i bën dhaskali
  871. Mjerë kush del prej çerdhes së vet
  872. Nga hatëri i të zot, përgëzon qenë
  873. Për hatër të luleve njeriu ujit baltën
  874. Kush ban mirë gjen mire
  875. Kush të do të rreh
  876. Kush kërkon gjen
  877. Ai që ngutet, rrëshqet
  878. Me këngë e të qeshur, të zezat përqeshur
  879. As ujë mos pi në knie të hyqymetit
  880. Kush luan me zjarrin, do digjet
  881. Kali i huaj të lë në mes të rrugës
  882. Kush shkon me ujqit, mëson të ulërijë
  883. Kush fle me qentë, ngrihet me pleshta
  884. Po të qëndrosh me të çalin, do të mësosh të çalosh
  885. Kush jep menjëherë, jep dy herë
  886. Mbill sa je i ri, të hash në pleqëri
  887. Rruga e shkurtër të nxjerrë gjatë
  888. Fjala në kandar nuk ka zarar
  889. Nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull
  890. Gjumi të shëron, gjumi të mundon
  891. Po i bëre duart me mjaltë, po nuk i hëngre do t’i lëpish
  892. Kur të gënjesh një herë, s’të besohet asnjëherë
  893. Vajti të përgjojë me vesh, dëgjoi fjalë që s’desh
  894. Kush rron vetëm me shpresë, vdes i dëshpëruar
  895. Durimi – fitimi
  896. Merr sytë e mi dhe shikoje
  897. Zanati s’të lë pa bukë
  898. Kush bën njërën, bën njëmijë Halili 23
  899. Dhelpra e uritur tërë natën pula ëndërron
  900. Kush ban shtamën, i ban edhe vjegën
  901. Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda
  902. Gruan dhe mushkën zgjidhi nga fshati
  903. Kush nuk foli, nuk u bë pishman
  904. Fitimi i keq vete për dreq Mahilaj 83
  905. Si u nis, ashtu u bitis
  906. Si të shtrosh, do flesh, si të bësh, do gjesh
  907. Atë që njeriu e mëson në djep e braktis vetëm në varr
  908. Ai që ka, do dhe ma
  909. Kalliri plot e mban kokën poshtë, kalliri bosh e mban përpjetë
  910. Kush trazohet në shumë punë, më në fund mbetet pa gunë
  911. Gjumë, gjumë, më ke lënë pa rrogë shumë
  912. Kush flet shumë gabon shumë
  913. Kush taksën shumë, jep pak
  914. Qafa e unjur, koka e prerë
  915. Hallet nuk sosen, por ndërrohen
  916. Dhia do ferrë
  917. Një pikë në çati prish një shtëpi
  918. Po nuk mbolle, nuk korr
  919. Njeri pa të metë s’ka
  920. Kur s’ke pulën ha sorrën
  921. Po s’pate parë Stambollin nuk ke parë botë me sy
  922. Kush pranon këshilla është më i mençur se ai që i jep
  923. S’ka ç’i bën gomarit e i bie samarit
  924. Ai që s’ka fuqi, fut duart në gji
  925. Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë
  926. Kush s’lëvdon kasollen e vet, iu djegtë me gjithë gja
  927. Kush ka frikë valat, mos vejë buzë detit
  928. Fati ndihmon guximtarët
  929. Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr
  930. Kush s’ka kokë ka këmbë
  931. Vëllai pa vëlla – si zogu pa krahë
  932. Duhet shoqëri edhe në mulli
  933. Kur kursehet gozhda, vete dëm potkoi
  934. Kush dha të hollat i ra fyellit
  935. Fukara, mre fukara, s’të dashka as motër, as vlla
  936. Në portën e shurdhit mos trokit
  937. Po deshe të humbasësh mikun, jepi para borxh
  938. Kush vjen para, bluen
  939. Po nuk t’u lag prapanikja, nuk ha peshk
  940. Gjithkush duhet t’i mbetet mjeshtërisë së vet
  941. Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç’ashtë sheqeri
  942. Qesh mirë kush qesh i fundit
  943. Horri, që ka lindur horr, horr do të vdesë
  944. Kujt t’i djegë le le të kruhet
  945. Kush mbjell erën do të korrë furtunën
  946. Misri i vonë është për lopë
  947. I fundit o qesh o qan
  948. Me vesë e pa përtesë
  949. Nga qelepiri të luan fiqiri
  950. Po pate frikë nga ujqit mos shko në pyll
  951. Kur ke kohë, mos prit kohë
  952. Zanati e ka fundin prej ari
  953. Kur s’fola, kurrë s’gabova
  954. Pyet më parë për fqinjësinë pastaj dil e bli shtëpinë
  955. Ilaçi më i mirë i dhimbjes është durimi
  956. Kush ka bir e bij, ta lidhi gojën me shami
  957. Kush gjen një mik gjen një thesar
  958. Te fqinja ja të ha qeni, ja të ngulet gjëmbi
  959. Turpi të lë pa bukë
  960. Tafmaja e madhe të lë pa gjë
  961. Ai që vjedh një vezë, vjedh dhe një buall
  962. S’është me vrap, është me çap
  963. Fjala e urtë s’ka mort kurrë
  964. Digjet bari i njomë me të thatin
  965. Kush di shumë, flet pak
  966. Mendje mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan
  967. Ra nga shiu në breshër
  968. Fjala të dhemb më fort se plumbi
  969. Gjëja që falet nuk kërkohet
  970. S’këndon zhaba në të thatë
  971. Kur e dinë dy, është në dorë të fatit; kur e dinë tre, shkoi në gojë të fshatit
  972. Qershori – punëtori
  973. Shtatori – pjellori
  974. Ta ftosh të keqin të vjedh këpucët
  975. Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer
  976. Smira e bren zemrën e njeriut
  977. Dorën që s’e kafshon dot puthe
  978. Kullotë dhinë, të të mbushë kusinë
  979. Nga hatëri i të zot, përgëzon qenë
  980. Tund dhe qeni bishtin të lëpijë kërbishtin
  981. Fol pak e dëgjo shumë
  982. Peri këputet ku është më i hollë
  983. Pula që nuk bën vezë, kakaris më shumë
  984. Dimrit bëju gati qysh në verë, verës bëju gati qysh në dimër
  985. Pa brumë nuk bëhen kuleçtë
  986. Qejfe qejfe kjo dynja, qejfi qejfit nuk i ngjan
  987. Dielli i dimrit gënjen vetëm lulet e bajames
  988. Të ftohtët e marsit hyn në bri të buallit
  989. Njeriut njëherë i jepet jeta
  990. I urituri shikon në ëndërr ngastra lakrori
  991. Nusja dhe vjehrra rrinë qetë në fotografi
  992. Gjeti tenxherja kapakun
  993. Sa kija priten para deshësh
  994. Ai që të mëson për të vjedhur është më i keq se hajduti
  995. Shumë herë vete shtamba për ujë e një herë thyhet
  996. Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë
  997. E qet gurin e e fsheh dorën
  998. Pa ardhur gushti s’piqet mushti
  999. Çdo gjë që lindet dhe do të vdesë
  1000. Gjëja e re është e bukur
  1001. Dashuria është më e fortë se vdekja
  1002. Të gjitha rrugët të çojnë në Romë
  1003. Pas malit ka të tatëpjetë
  1004. Janë munue krejt Shkodra me i dhanë ujë nji magari dhe s’kanë muejtë
  1005. Barku i gjerë, truri i ngushtë
  1006. Barku firë, s’kërcen mirë
  1007. Vaj ajo shtëpi ku pula këndon e gjeli hesht
  1008. Do të ruash sekret nga armiku, mos ia thuaj as mikut
  1009. Gozhda nxjerr gozhdën
  1010. Gur – gur bëhet mur
  1011. Një baba mban dymbëdhjetë fëmijë, ndërsa dymbëdhjetë fëmijë s’mbajnë dot një baba
  1012. Rrëshqet kali me katër kambë e jo njeriu me dy kambë
  1013. Nuk kërkohet gjilpëra në kashtë
  1014. Me një lule nuk vjen vera
  1015. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja fytyrën
  1016. Mollët i qëro, dardhat i numëro
  1017. Një mollë e prishur prish njëqind mollë
  1018. Në më rrefsh së pari, të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti
  1019. U martove? Vdiqe, shkove
  1020. Prilli bën lulen e maji ka nderin
  1021. Të tjera menjton i zoti, të tjera gomari
  1022. Njëri – asnjëri
  1023. Hardhia e bën rrushin, ferra e merr uratën
  1024. Kush mbolli, kush korri
  1025. Mos u helmo o i helmuar, se kjo botë kështu ka shkuar, ca me të qarë, ca me të kënduar
  1026. Ti zot, unë zot, po dhentë kush i kullot
  1027. Është ndarë keq kjo dynja
  1028. Tjerë mihin e prashisin, tjerë verën rrokullisin.
  1029. Puna të mëson vetë
  1030. Buka pa djathë si nusja pa vathë
  1031. Dashuria e shumtë e ka hidhërimin afër
  1032. Leku shkon tek leku
  1033. Nuk sheh trarin në sytë e tij, po kashtën në sy të tjetrit
  1034. Njeriu pa shokë si muri pa tokë
  1035. Shkoi vapa me gushtin
  1036. Fati dhe vesa mbajnë sa vetëtima
  1037. Edhe një dru ta veshësh mirë, do duket i bukur
  1038. Ai që ngutet, vonohet
  1039. Shkarpaxhija të rrijë ndër shkarpa
  1040. Kush kërkon gjen
  1041. I jep gishtin, të merr dorën
  1042. Kunata si nata, kunetërit si lugetërit
  1043. I shëndoshi i bukuri, i pasuri i urti, i vobekti i marri
  1044. Kush duron, trashëgon
  1045. Fukarait i bie më shtrenjtë
  1046. Më e keqja e ka një të mirë
  1047. Gënjeshtarit një herë i shkon fjala
  1048. Kur thahet pusi, atëherë dihet vleftë e ujit